Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza ka deklaruar se gjuha e krerëve të SBAShK-ut në raport me Qeverinë Kurti ka qenë e politizuar.
Ajo tha se ‘kemi dëgjuar kur kryeministri Albin Kurti është quajtur diktator apo autoritar”.
“Pastaj në komisionin tonë ka pasur përfaqësues të Këshillit Grevist që na kanë thënë po shkojmë në veri do të thotë, ka qenë një gjuhë e politizuar që e ka shoqëruar procesin”, theksoi ajo në Teve1.