Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetja e AAK’së, ministrit Aliu: Edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime

    10/03/2023 19:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pas rastit të sotëm tragjik në Veternik ku humbi jetën një qytetar.

    Bytyqi ka thënë se para gjashtë muajsh i ka bërë pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me ndërtimin e mbikalimit në këtë aks rrugor. 

    “Për aksidentet e shpeshta në rrugën e Veternikut, ku qytetarët e pësojnë me humbje jete pata ngritur shqetësimin para 6 muajsh me një pyetje parlamentare drejtuar ministrit Liburn Aliu, me kërkesë për ndërtimin e mbikalimeve, që edhe ashtu kanë kosto modeste. Që nga ajo kohë asnjë veprim i marrur nga ministri”, ka thënë Bytyqi.

    Ajo ka shtuar se gjendja në këtë aks rrugor është alarmante sepse në mungesë të mbikalimit qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën ashtu duke rrezikuar jetën. 

    “Kjo rrugë është kthyer në rrugë të vdekjes për këmbësorët, të cilët në mungesë të mbikalimeve detyrohen të kalojnë në këmbë. Sot, edhe një këmbësor humbi jetën pasi u shkel për vdekje në këtë rrugë. Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime!? Gjendja është alarmante! Vepro”, ka deklaruar Bytyqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta

    Bytyqi, Konjufcës: Po më vjen mirë që sot je këtu, Dejona Mihali ta paska dhënë lejen

    Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

    Të Fundit

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.