Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeverinë Kurti ka urrejtje ndaj UÇK-së, shkruan GazetaDemos.
“Në qeverinë e kryeministri Kurti sa më shumë urrejtje ndaj UÇK-së, aq më të larta janë gradat e privilegjet që gëzohen”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka përmendur ministrat e kësaj Qeverie, të cilët sipas saj kanë pasur “sulme” ndaj UÇK-së.
“Duke filluar nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla që sulmet për UÇK-në s’i ka ndalë asnjëherë, ministri Hekuran Murati i cili veteranët i quante mercenarë, për të vazhduar tek këshilltarët e tij të famshëm, Elvis Hoxha e së fundmi me deklaratën skandaloze, të Hysamedin Feraj mbi kryetarin Ramush Haradinaj”, ka potencuar Bytyqi.