Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetja Dumoshi dhe këshilltari i Kurtit deklarojnë pasurinë pas afatit të rregullt

    25/04/2023 12:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar listën e zyrtarëve publikë, të cilat nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në afatin e rregullt vjetor dhe atyre që e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt vjetor.

    Sipas APK-së, tetë zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas afatit të rregullt vjetor, ndërsa pesë prej tyre e kanë deklaruar pasurisë pas afatit vjetor.

    Nga publikimi i AKP-së, vërehet se në listën e zyrtarëve publik të cilët e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt është deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi dhe këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti, Fatlum Sadiku.

    Bashkë me Dumoshin dhe Sadikun, nga lista e subjekteve deklaruese që e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt vjetor, janë edhe: Erleta Qestaj (Këshilltare e Kuvendit Komunal në Junik), Arta Shehu (anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë), Abdyl Gashi (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Novobërdë).

    Ndërsa, në listën e subjekteve të cilat nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në afatin e rregullt vjetor janë edhe: Hamid Zukaj (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Deçan), Hekuran Hoxha (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Gjakovë), Florin Dreshaj (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Istog), Isuf Dedushaj (anëtar në Këshillin e Shkencës në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), Kushtrim Kozmaqi (zëdhënës- udhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa në MASHT), Nijazi Halili (anëtar i Këshillit Shkencor për Shkenca Ekonomike dhe Sociale në MASHT), Daut Demaku (Këshilltar i jashtëm politik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) si dhe Gani Kastrati (auditor i brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme).

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës, parasheh veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, e cila vepër penale konsiderohet se është kryer nëse zyrtarët publik nuk paraqesin deklaratën brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.

    Kjo vepër penale, sipas nenit 430, paragrafi 1, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.