Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti serb: Kosova po armatoset për ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

    28/04/2022 12:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i parlamentit serb, Millovan Drecun ka deklaruar për se “Prishtina po përpiqet të furnizohet me shumë sisteme armatimi dhe se, nëse shikohen planet të cilët po zhvillohen në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe kur të shikohet armatimi të cilin Kosova po e kërkon, është e qartë se kanë plane agresive ndaj veriut të Kosovës”.

    Drecun thekson se kjo shihet edhe nga armatimi i shpejtë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Po shfrytëzohet situata e re gjeopolitike në nivel ndërkombëtar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe Prishtina po përpiqet të marrë shumë sisteme të reja armatimi. Kur shikohen planet që po zhvillohen brenda FSK-së dhe kur shikohen armët që po kërkon Prishtina, e shihni se kanë plane agresive ndaj veriut të Kosovës”, pretendon Drecun.

    Ai thotë se “formacioni që duhet të jetë një ushtri e ardhshme e Kosovës tashmë është i integruar në strukturat e NATO-s, sepse ata marrin pjesë në stërvitje ushtarake dhe trajnohen nga instruktorët e NATO-s, sepse e gjithë struktura organizative është e vendosur sipas standardeve të NATO-s dhe sepse armët i marrin nga vendet e NATO-s”.

    “Atëherë e kuptoni se kundër kujt kanë për qëllim të luftojnë? Kundër Shqipërisë? Kundër Maqedonisë së Veriut? Kundër Serbisë? Sigurisht që jo. Qëllimi i tyre i vetëm është që me forcë ta vënë Kosovën veriore nën kontroll, por nuk mund ta bëjnë këtë me njësitet speciale policore ekzistuese”, ka thënë Drecun.

    Ai ka pretenduar se “janë vërejtur aktivitetet e inteligjencës së pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, ku në bisedime me përfaqësuesit politikë të popullit serb po përpiqen të kuptojnë se si do të reagojnë serbët nëse aty shfaqen pjesëtarë të “të ashtuquajturës” Forcës së Sigurisë së Kosovës”

    Artikuj të ngjashëm

    Drecun: Kurti po e pengon Perëndimin që ta tërheqë Kosovën në organizata ndërkombëtare

    Drecun: Kurti ka marrë paralajmërim nga SHBA por mungojnë sanksionet

    Drecun: Në takimin e 18 marsit s`ka gjasa për marrëveshje me Kosovën

    Të Fundit

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.