Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti i VV’së i përgjigjet Lutfi Hazirit: As Vuçiqi s’e kërkon kaq shumë Asociacionin

    23/10/2023 17:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Opozita ka kritikuar pushtetin se po tenton të shndërrojë vendin në sistem autokrat. Për këtë reagoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat me opozitën. Kjo e fundit kritikoi edhe prokurorët e gjyqtarët, për çka reaguan deputetët e partive opozitare.

    Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe mentaliteti patriarkal, siç tha Haxhiu, janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e dhunës në familje.

    Haxhiu bëri të ditur se Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk po bëjnë futjen e të dhënave në databazën në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    “Ne kemi databazën në kuadër të MD-së ku shohim futjen e të dhënave nga Qendrat për Punë Sociale, strehimoret, policia, prokuroria e gjykatat. Është problem edhe për Ministrinë e Drejtësisë, sepse pikërisht institucionet që janë kyçe në këtë proces nuk po fusin të dhënat, edhe përkundër faktit që gjithë zyrtarët janë trajnuar dhe kanë secili prej tyre llogari në raport me qasjen në databazën që e ka Ministria e Drejtësisë”,deklaroi Haxhiu.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se gjatë këtij viti kanë ndarë buxhet rreth 900 mijë euro për strehimoret. Sipas saj, ky është buxheti më i lartë krahasuar me vitet paraprake.

    “Gjatë këtij viti ne kemi ndarë buxhet për strehimoret rreth 900 mijë euro, që është buxheti më i madh që është ndarë ndonjëherë për strehimoret krahasuar me vitet e kaluara, kur herë është ndarë 370 mijë, herë 400 mijë euro, e herë 450 mijë euro. Ndërkaq gjatë këtij viti ka qenë buxheti rreth 900 mijë euro që është ndarë për strehimoret. Aq sa kanë kërkuar strehimoret buxhet ju kemi ndarë, më shumë nuk kemi pasur mundësi sepse ligji nuk lejon që të ndajmë buxhet më shumë se që kërkohet”, shtoi ministrja e Drejtësisë.

    Megjithatë, deputetë të opozitës deklaruan se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për strehimoret në vend.

    Më tej, Haxhiu tha se deri më tani nuk kanë parë veprime të prokurorëve e gjyqtarëve, të cilët nuk kanë kryer punën e tyre si duhet.

    Për këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e cila tha se pushteti po tenton ta kthejë vendin në shtet autokrat.

    “Gjykatësit dhe prokurorët të merren në përgjegjësi për mos-kryerjen e punës së tyre dhe kjo do të thotë që është një tentim për shndërrim të shtetit nga demokratik në autokratik. Dhe nëse ky është qëndrimi i këtij komisioni dhe qeverisë, atëherë ky është një komision i dështuar”, u shpreh ajo.

    Në replikën e saj, Haxhiu tha se Gjykata Kushtetuese është bërë aleate e opozitës. Pas deklaratës së saj, kanë reaguar edhe deputetët e partive opozitare.

    “Është goditje e rëndë që të akuzosh mazhorancën apo qeverinë që po dëshiron shtetin demokratik ta kthejë në autokratik. Është goditje e rëndë, sepse ju e dini që ne po bëjmë reforma në drejtësi, të cilat Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat i opozitës…Në vazhdimësi jam duke bërë përpjekje maksimale që Kosova të jetë shtet i së drejtës. Unë e di që do të vonojë por do të jetë e suksesshme”,tha ajo.

    Ministrja u zotua se çështja e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore është prioritet për Qeverinë Kurti. Haxhiu theksoi se gjatë mandatit të saj i është vëmendje institucionale adresimit të dhunës në familje.

    Tutje, Albana Bytyqi e cila është deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pyeti në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

    “Çfarë ka ndodhur me rastin Dehari, a ka diçka konkrete? Përderisa jeni këtu si ministre edhe thash kisha dashur të dijë sepse keni një rol shumë kyç edhe gjithashtu e keni detyrë ta përmirësoni infrastrukturën ligjore, më interesoj më shumë për rastin Dehari”, pyeti ajo.

    Për këtë pyetje kanë reaguar deputetët e shumicës parlamentare, për çka edhe Haxhiu tha se është e gatshme që të jap kontributin e saj në një komision hetimor parlamentar në lidhje me këtë rast.

    “Unë jam e gatshme që në momentin kur ta themeloni një komision hetimor për rastin Dehari, do të jem e pranishme si dëshmitare. Madje është mendoj shumë e rëndësishme sepse këtë vit bëhen shtatë vjet prej kur Astrit Dehari është vrarë, Prokuroria Speciale ende nuk ka marrë vendim për përgjegjësit, gjegjësisht nuk ka dërguar para përgjegjësisë penale përgjegjësit e kësaj vrasje. Mendoj që është rasti më i rëndë ku një aktivist politik pa asnjë faj është arrestuar edhe nuk ka dalë i gjallë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren”, u përgjigj ministrja Haxhiu.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiubëri të ditur se gjatë fushatës të 16 ditëve të aktivizmit, do të lansojnë projektin për punësimin e grave të dhunuara. /kp

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi: Për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti i Asociacionit që bie ndesh me Kushtetutën

    Haziri për Kurtin: E ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë Asociacionin

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.