Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti i VV-së zbulon njërin nga kushtet e Kurtit për Asociacionin, që po e kundërshton BE-ja

    09/02/2023 09:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkimi Evropian kishte dy vërejte në gjashtë kushtet e Kryeministrit Albin Kurtit për mundësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tregoi të mërkurën zv/kryeministri, Besnik Bislimi.

    Por, se cilat ishin ato dy kundërshti, Bislimi tha se duhet pyetur ndërmjetësin evropian për dialog, pa dhënë hollësi rreth tyre.

    Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka lënë të kuptohet se kushti i kundërshtuar nga BE, ka qenë ajo për reciprocitet në të drejta për minoritetin shqiptar në Serbi, përkatësisht shqiptarët në Luginë të Preshevës.

    “LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit te jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë”.

    “Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj në RTV Dukagjini.

    Insajderi i ka dërguar pyetje BE’së në lidhje me deklarimin e Bislimit për dy vërejtjet në kushtet për themelimin e Asocacionit, por se deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

    Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës prej gjashtë kushteve të artikuluara e kishte edhe reciprocitetin për shqiptarët në Luginë.

    “Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, kishte thënë Kurti.

    Në anën tjetër, sot ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të zhvillojë takim jo zyrtar në rezidencën e tij si vazhdimësi e bisedimeve të 31 janarit në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Artikuj të ngjashëm

    Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen por Asociacioni nuk bëhet

    Deputeti i LVV-së akuzon për shantazhim kryeprokurorin e Speciales: Po thotë “këtë javë arrestohet ministrja Hajdari”

    Arbër Rexhaj i VV-së pas vizitës së kryetarit të tij në Tetovë: Albin Kurti është lider i të gjithë shqiptarëve

    Të Fundit

    Tërhiqet nëse s’i merr 61 vota me votim të fshehtë, Haxhiu: Qëndrim i imi por është respektuar nga Kurti

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.