Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, një nga temat poliitke më të përfolura aktualisht në Kosovë.
Sipas tij, ura do të hapet.
Megjithatë, ai ka thënë se asnjëherë nuk është thënë data e saktë.
“Qeveria nuk është tërhequr nga hapja e urës së Ibrit. Ura do të hapet, data e saktë, asnjëherë nuk kemi thënë se kjo është data që do ta hapet. Synimi ynë është të hapet ura e Ibrit. Gjatë testimit të urës u bë shumë zhurmë, por nëse shkojmë më tutje, ajo është pjesë edhe e Marrëveshjes së Brukselit. Derisa ura është e hapur për qarkullim të njerëzve, pse të mos hapet për vetura, kjo është pa kuptim”, tha Batusha në “Radio Prishtina”.