Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti i VV-së llogarit dëmet që iu shkaktuan Kosovës nga masat e BE-së: Nuk janë të mëdha, 5-7 milionë euro

    23/05/2024 11:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, i quan të padrejta masat ndaj Kosovës, por se thotë se ka dakordim mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim të situates në Veri.

    ‘’Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta, por gjithsesi se ka një dakordancë mes BE-së dhe Kosovës për de-eskalim dhe krejt ato ç’ janë kërkuar nga BE, janë përfundua, por masat nuk janë hequr. Kjo tregon për politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor’’, thekson ai.

    Batusha thotë se me deklaratën e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë se masat hiqen kur Kosova formon Asociacionin, ai thotë se ky është kusht i ri dhe devalvon raportet.

    ‘’Me këtë që po e dëgjoj se BE ka vendos kushte të reja dhe kjo vetëm sa e devalvon raportin mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi thënë se nuk ka qasje të balancuar’’, potencon ai.

    Deputeti i VV-së, thotë se dëmet e shkaktuara nga masat e BE-së, janë 5-7 milion euro dhe se këto masa sipas tij nuk kanë krijuar dëm të madh.

     ‘’Sipas informacioneve që kemi ne, ato janë projekte që janë por që janë shtyrë janë 5-7 milionë €, ndërsa vazhdohet me marrëveshje të reja që i sjellin Kosovës miliona euro të tjera. Nuk është se këto masa kanë krijuar dëm të madh, por këto masa kanë krijuar dëm në raportet BE-Kosovë. Por masat e reja janë të padrejta’’ potencon ai për FrontOnline.

    Batusha thotë se as që do të bëhet fjalë që të formohet asociacioni për heqjen e masave nga BE-ja për Kosovën dhe se e quan kusht të padrejt dhe presion ndaj Kosovës.

    ‘’As që bëhet fjalë me formu asociacionin për heqjen e masave, marrëveshja e asociacionit është në kuadër të 30 marrëveshjeve tjera, dhe vendosja si kusht e vetëm njërës pikë që nuk është as e para dhe as e fundit, dhe kjo e dëmton dialogun dhe është qasje e pabalancuar. Ky është presion i padrejte ndaj Kosovës dhe ne kemi thënë se Asociacioni bëhet në kohën e duhur dhe kur Serbia të implementoj marrëveshjet e bëra. Ne po shohim presion të Kosovës nga BE por jo ndaj Serbisë’’, përfundon ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

    BE konfirmon se po kryen vlerësim rutinë strukturor të urës së Mitrovicë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.