Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti i VV-së: Asociacioni bëhet veç sipas kushteve të Kurtit

    03/02/2023 19:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të bëhet vetëm me gjashtë kushtet e vendosura nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Ai tha se nëse për komunitetin serb në Kosovë kërkohet një asociacion, atëherë duhet respektuar gjashtë kushtet, teksa shtoi se duhet të ketë edhe reciprocitet për shqiptarët në Serbi, për të cilët tha se janë më shumë në numër sesa serbët në Kosovë.

    “Fillimisht, kushti i parë i vendosur është tek emri. S’mund të ketë Asociacion njëetnik, vetëm të serbëve, duhet ndryshuar edhe emri. Çdo fjali që zgjedhim ne para ligjit, ose e inkriminojmë vetveten ose e shpëtojmë vetveten”.

    “Unë jam i sigurt se me qeverisjen Kurti nuk do të ketë asociacion njëetnik, nuk ka rëndësi kush e kërkon, por nuk do të ketë sepse ne kur kemi garuar, njerëzit që na kanë votuar e kanë ditur mirë se ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, pavarësisht presioneve e pavarësisht kërkesave”, është shprehur Bajrami në “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Ai, po ashtu paralajmëroi se do të jenë aty edhe për ta penguar një asociacion njëetnik.

    “Presionet janë ato që i shohim në mënyrë publike, “duhet ta bëjmë”, “do të kërkojmë partnerë alternativë”, e kam dëgjuar në media nga përfaqësues ndërkombëtarë e edhe ne po shohim e po presim se kush janë ata partnerë alternativë të cilët dalin vullnetarë në tradhti, ne jemi aty për të parë e penguar çdo veprim të tillë”, është shprehur Bajrami.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin

    Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin 

    Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE – porositë që Sarrazin i solli në Kosovë

    Të Fundit

    KQZ publikon shifrat, 38.40% pjesëmarrja deri në 17:00

    Sa herë i ka fituar PS e sa herë PD zgjedhjet deri tash

    AAK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend

    Topalli, qytetarëve: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj – keni fuqi më të madhe sesa mendoni

    Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, do  të fitojë Berisha

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.