Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Deputeti i PDK-së me akuza për MSH-në: I ruan barnat në depo të fundosura nga uji

    07/07/2024 10:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti I PDK-së, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza për Ministrinë e Shëndetësisë se po I ruan barnat në depo të fundosura nga uji, shkruan Gazeta Demos.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook, këtë e ka quajtur si skandal të radhës.

    Haxhiu tutje ka thënë se ‘’Ministria e Shëndetësisë merr  objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut’’.

    Më poshtë mund të shihni shkrimin e plotë të tij në lidhje me këto më lart:

    Skandali i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë!

    I ruan barnat në depo të fundosura nga uji, ndërsa akomodon stafin e 3 inspektorateve në një objekt në vlerë mbi 1.2 milion euro.

    Ministria e Shëndetësisë merr  objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut.

    Pse po mbahet “sekret” fundosja e depos qëndrore farmaceutike e MSH-së?

    Si është e mundur që barnat të ruhen, në një ambient me lagështi ku depërton uji?

    Ndërsa në anën tjetër MSh u siguron objekt milionësh stafit të Inspektoratit!

    Çfarë logjike menaxhues është kjo ku më shumë shpenzohet për inspektora se për ruajtjen e barnave, që janë jetike për pacientët?!

    Prokuroria duhet të inspektojë këtë depo, ngase mund të asgjesohen stoqe të tëra të barnave për të mbuluar vjedhjen ne sektorin e faramcisë të MSH-së!

    Dhe për këtë skandal të mirret në pyetje ministri i Shëndetësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, nuk proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Të Fundit

    Vdekja e 27 vjeçarit, Koci e krahason me rastin e George Floyd në SHBA : Ky popull krejt në gjumë, nuk proteston askush

    “Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Zafir Berisha i këndon rahmet për së gjalli Kadri Veselit – e akuzon Kurtin për argat të Serbisë

    Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

    Policia apelon për kujdes në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

    Anita Haradinaj: Vetëm Ramushi më duron, kam ditë me zgjedh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.