Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani ka folur rreth punës dy-vjeçare të Qeverisë Kurti, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se Qeveria ka shkelur premtimet me të cilat ka ardhë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
“Janë rritë çmimet e produkteve në masë të madhe, rryma është rritë sërish, nuk ka ekonomi të zhvilluar”, ka thënë Shabani.
Ai gjithashtu ka folur edhe mbi marrëdhëniet e jashtme, duke thënë se dialogu ka vazhduar njëjtë dhe pa rezultat.
“Nuk kemi ende asnjë njohje, nuk kemi përparim në fushën e politikës së jashtme. Sipas marrëvehsjes së fudnit me Srbinë, kemi edhe Zajednicë”, ka thënë Shabani.