Pas raportimit Reporteri.net për arrestimit e kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane për dyshimet për trafikimin me qenie njerëzore, kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Krasniqi, tre muaj pasi si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës kishte dështuar të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asamblist, në janar të 2022-tës, nga Bordi i ri i emëruar nga Qeveria e Kosovës ishte zgjedhur kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka ripublikuar lajmin me mbishkrimin “krejt dhe drejt”.