Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Deputeti i PD, Gjekmarkaj: Basha e mori vendimin për 620 mijë demokratët që e votuan

    11/09/2021 16:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ garantoi se PD nuk rrezikon shpërbërjen pas vendimit për Berishën, por do të ringrihet.

    Sipas tij, Basha ka marrë një vendim të detyruar për 620 mijë demokratët që votuan në zgjedhjet e fundit dhe për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA.”Të jem i ndershëm, Sali Berisha është personalitet me përmasa të mëdha. Beteja e tij për Statut është betejë e vogël. Mund të jenë të tjerë që bëjnë beteja për statut. Ai është me shqisat më të forta si politikan.Mbase është sedra e lënduar e Berishës, presioni ka qenë shumë i madh ndaj Bashës. Basha e mori atë vendimin për ata 620 mijë demokratë. Unë mendoj që monopoli nuk është më në dorë të Ramës, nëse e lexuat deklaratën e ambasadës amerikane që do të bashkëpunojë me Bashën.

    Është akt i detyruar për të rivendosur marrëdhënien e PD me betejat në këtë vend. Disa kolegë të mi tundin kartën e sovranizmit. Më duket te padrejtë çfarë ka ndodhur me Berishën, por nëse opozita është në dobësim të vazhdueshëm, kush fiton?

    Cili është mjeti për të rrëzuar Ramën nëse nuk forcohet opozita? Ne si opozitë duhet të kuptojmë ku kemi gabuar me ndërkombëtarët. Masakra e 25 prillit u lejua me bekimin ndërkombëtar, si 5 qershori. Duhet të gjejmë ku e kemi gabimin.

    Sigurisht që një debat i tillë dhe qëndrim i tillë PD në këtë fazë dëmtohet. Një pjesë e njerëzve që e mbështesin çoroditen. Nuk rrezikon shpërbërje, është dialektike të ketë debat të tillë. PD është parti që fermenton, shkund dhe ringrihet, do të jetë opozita më luftarake e këtyre 30 viteve’’- tha Gjekmarkaj. (BalkanWeb)

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë

    Berisha i bën thirrje Trump: Shpalli grupe terroriste organizatat kriminale shqiptare

    PD, kërkesë KQZ-së: Pa auditim, mos i certifikoni votat nga diaspora

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.