Deputeti i LDK-së s’respekton masat antiCovid në aeroportin e Dortmundit!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është parë në njërin nga aeroportet e Gjermanisë, saktësisht atë të Dormund-it.

Fotografia është bërë më 16 gusht

Por siç duket, Gashi ishte i vetmi në ambientin e aeroportit që s’respektonte masat anticovid19.

Në disa pamje që ka siguruar IndeksOnline deputeti Gashi shihet i ulur në ulese të aeroportit në shoqërimin e një gruaje ku asnjëri prej tyre nuk barte maskën.

Kurse, personat e tjerë që ishin në atë hapësirë e kishin të vendosur maskën tek goja, e jo në dorë sikurse Gashi.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid19 Gjermania ka ende në fuqi vendim që maska të bartet në ambiente të mbyllura.

Ky vendim është në fuqi edhe në Kosovë

Reklama