Deputeti i Kuvendit nga Lista GUXO, Burim Meta, ka thënë se kryetarja e GUXO njëherit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk do të jetë dhe nuk duhet të jetë më ministere e Jashtme.
Ai këto komente i ka bërë pasi dega e GUXO në Ferizaj mbylli aktivitetin e saj, degë nga ku vjen edhe deputetit Meta.
Ai tha Gërvalla mund të mos jetë më ministre e Jashtme dhe se “nuk duhet të jetë”.
“Ne në të ardhmen do të kemi një përçarje tjetër, tani mes partisë GUXO dhe qeverisë, kur ministrja Gërvalla natyrisht nuk do të jetë ministre e Punëve të Jashtme të Diasporës, për shkak se nuk duhet të jetë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Meta për ATV.
“Është një mbyllje e partisë, është dëmtim i kauzës përmbi të cilat është krijuar partia GUXO, është largim nga identiteti dhe dinjiteti i saj politik partiak. Është rrënim i maksimës apo motës që e ardhmja i u takon atyre që guxojnë, të cilët pikërisht dy bashkëkryetarët, Peci dhe Gërvalla, nuk guxuan asnjëherë që të merren me partinë, që të merren me strukturat e partisë”, tha Meta