Deputeti në Bundestagun gjerman, Knut Abraham, ka mbajtur një fjalim në mbështetje të Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Gjermanisë.
“Të gjitha kushtet janë plotësuar nga Kosova për t’u bërë pjesë e Këshillit Europian”, tha Abraham në fjalimin e tij.
Ai tutje ka përmendur edhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta shkruar dhe për ta dorëzuar një Draft për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese dhe ka shtuar se ky është një zhvillim i shkëlqyer.
Abraham ka përmendur një takim të ri të Komitetit të Ministrave që do të mbahet në qershor, duke thënë se do të ishte një ide e mirë nëse do të adresohej kjo çështje në këtë takim special.
At the 75th Council of Europe anniversary debate in the Bundestag today, I encouraged the 🇩🇪 government to take a final decision on 🇽🇰 admission after all conditions were fulfilled. 1/3 pic.twitter.com/gWwUmgJ2Kt
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2024