Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka përkujtuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zeqir Shala.
Ish-luftëtari i UÇK-së ka vdekur sot, derisa Shala ka thënë se ka qenë një luftëtar i zoti dhe ishte model për frymëzim dhe guxim.
Postimi i plotë:
Sot po ndahemi me njërin nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ndahemi me Zeqir Shalën, i cili tërë jetën e tij i’a kushtoj familjes dhe atdheut. Po ndahemi me një luftëtarë lirie, i cili nga orët e para të luftës për liri, ishte aktiv dhe pjesëmarrës në betejat e lavdishme të Grykës së Llapushnikut, Gjergjaj, Negrovcit, Vuçakut, etj. Baca Zeqë jo vetëm që ishte luftëtar, por ishte motiv frymëzimi e guximi. Ishte organizator dhe aksionist i shkëlqyeshëm. Ai mbante gjallë humorin dhe traditën tonë edhe në vijat e luftës. Ai na bashkonte kur duhej të na bashkonte. Emblema, uniforma, arma dhe mjekrra e tij, e bënin të veçantë në gjithë periudhën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I dukej pak që të vinte vet në radhët e UÇK-së, dhe me vete kishte marr djalin dhe vajzën. Pusho i qetë Baca Zeqë, në dheun e vendlindjes që aq shumë e doje!