Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputetët e legjislaturës së kaluar që mbetën jashtë Kuvendit

    15/03/2025 20:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad Rashiqit dhe 10 deputetë nga pakicat tjera joserbe. Kështu do të duket përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

    Megjithatë jo pak deputetë të legjislaturës së kaluar mbetën jashtë Kuvendit, mes tyre edhe shefa të grupeve parlamentare.

    18 deputetë të legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat. Bëhet fjalë për Adnan Rrustemin, Ardian Golën, Gani Krasniqin,  Enver Dugollin, Gramos Agushollin, Enver Halitin, Luan Aliun,  Alban Bajramin, Nijazi Isakun, Vendenis Lahun,  Nasuf Bejtën, Shqipe Isufin, Mirsad Shkretën, Mirlinda Tishukaj, Milazim Salihaj, Enver Haliti, Agon Batusha,  Hidajet Hyseni dhe Jetmire Vrenezi.

    Pa ulëse në Kuvendin e Kosovës mbetën edhe dy ish deputetët e VV-së, që nuk e kaluan pragun zgjedhor me koalicionin për Familjen, Eman Rrahmani, Visar Korenica.

    8 ish deputetë të PDK-së mbetën jashtë Kuvendit: Xhavit Halitit, i cili ishte deputet për disa mandate, po ashtu  Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani dhe Ardian Kastrati dhe Rashit Qalaj e Floretë Zejnullahu.

    Nga LDK mbeti jashtë Kuvendit shefi i grupit parlamentar në legjislaturën e kaluar, Arben Gashi dhe deputetët: Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi e Drita Millaku.

    Jashtë Kuvendit mbeti edhe një shef i grupit parlamentar, kësaj radhe nga AAK. Bëhet fjalë për  Besnik Tahirin, i cili së bashku me Pal Lekajn, Shemsedin Dreshajn, Albana Bytyqi dhe Haki Abazin, që iu bashkua AAK-së nuk arritën të sigurojnë edhe një mandat.

    Pjesë e legjislaturës së kaluar ka qenë edhe  Behgjet Pacolli, i cili në zgjedhjet vitit 2025 nuk ka qenë kandidat për deputet te asnjë parti politike

    Artikuj të ngjashëm

    Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

    PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

    Revoltohet Shala: Tani është koha me e djeg Kuvendin, jo kur e kallke Vetëvendosja

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.