Pas vendimit për themelimin e Fondit të Sigurisë për Ushtrinë, disa politikanë kanë reaguar duke bërë të ditur se pagën e muajit shkurt do ta japin si donacion për këtë fond, shkruan GazetaDemos.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka bërë thirrje ministrave dhe udhëheqësve të dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e Kosovës.
“Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri”, ka shkruar Muharremaj.
Ndërkaq, të njëjtën e ka paralajmëruar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
“Ajo çfarë filloi sot Bali Muharremaj është obligim i secilit prej nesh. Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë”, ka bërë të ditur Bytyqi në Facebook.