sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    ​Depozitat e shqiptarëve arritën në 9.2 miliardë euro në maj

    03/07/2021 16:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se tendenca e shqiptarëve për të kursyer nuk është ndalur as në vitin e rimëkëmbjes së ekonomisë.

    Janë 183 milionë euro më shumë, paratë që po ‘flenë’ në depozita që prej fillimit të vitit, pasi që totali i depozitave në fund të muajit maj arriti në 1.134 trilionë lekë, apo rreth 9.25 miliardë euro, një tjetër rekord historik.

    Rritja më e madhe e depozitave erdhi në segmentin e individëve, që si në lekë, ashtu edhe në valutë, lanë 20.9 miliardë lekë më shumë para në banka. Ndërsa edhe bizneset kursyen 4.8 miliardë lekë më shumë, para që mund të kishin shkuar për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

    Një ecuri e tillë tregon për nivelin e lartë të pasigurisë që individët dhe bizneset perceptojnë ende tek ekonomia, duke preferuar të mbajnë paratë në bankë dhe jo të bëjnë blerje të mëdha apo investime.

    Kjo reflektohet në një konsum të ulët, siç raportojnë edhe të dhënat e INSTAT për inflacionin. Dhe nga ana tjetër përforcojnë argumentet se rritja ekonomike 5.5% në tremujorin e parë erdhi vetëm nga shpenzimet e qeverisë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit./A2

    Artikuj të ngjashëm

    Musliu për vlerën e koeficientit: Nuk befasohem, prej që ka ardhur kjo Qeveri s’kemi pa ditë

    Kusari-Lila: Për herë të parë do të kemi trajtim të barabartë të puntorëve në sektor

    Reagon ish-banorja e Big Brother, pas deklaratave “skandaloze” të Olta Gixharit

    Të Fundit

    Musliu për vlerën e koeficientit: Nuk befasohem, prej që ka ardhur kjo Qeveri s’kemi pa ditë

    Kusari-Lila: Për herë të parë do të kemi trajtim të barabartë të puntorëve në sektor

    Reagon ish-banorja e Big Brother, pas deklaratave “skandaloze” të Olta Gixharit

    Me ligjin e ri të pagave përfiton edhe sektori i arsimit në Kosovë  

    Vlera e koeficientit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.