Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Denoncohet për kërcënim deputeti i VV-së Muja, Prokurori i Shtetit nis hetimet

    13/06/2024 16:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është denoncuar të mërkurën për kanosje nga një qytetar në Prishtinë. Për rastin tashmë është iniciuar rasti me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kanë nisur hetimet.

    Siç merr vesh Sinjali, hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga ana e viktimës (emër i njohur për redaksinë), i cili e ka raportuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima po pretendon se Armend Muja e ka ndalur në rrugë të mërkurën pasdite, në rrugën “Ndue Përleshi” dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

    Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… (emri dhe mbiemri që s’do t’i publikohet për momentin), o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, thonë tutje të njëjtat burime.

    Viktima ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

    Pasi janë marrë informacionet e para për rastin, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

    Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

    Artikuj të ngjashëm

    Muja shkakton të qeshura në Kuvend, thotë se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë

    Muja pasi u denoncua për kërcënim: Është kojshi i imi, i përcjellë fëmijët edhe familjen time

    Si e komenton Armend Muja deklaratën e Osmanit ku dëshmohet çarja me Kurtin?

    Të Fundit

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    U fut në turmë dhe i bëri protestuesit të besojnë se është me ta, polici serb në Beograd luajti rolin për t’i futur në kurth

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.