Charles McGonigal, ish-agjenti i kundërinteligjencës në zyrën e FBI-së në New York, do të dënohet për fshehjen e të paktën 225 mijë dollarëve që i pranoi nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, raporton CBS News.
McGonigal është deklaruar i fajshëm në muajin shtator për fshehjen e pagesës që mori nga një ish-punëtorë i agjencisë së inteligjencës shqiptare, i cili ishte shpërngulur në New Jersey.
Në këmbim të deklarimit të tij fajtor, kanë rënë akuzat e tjera ndaj McGonigal se dështoi të fshihte udhëtimet për t’u takuar me zyrtarët e qeverisë së huaj dhe me biznesmenë.
Qeveria ka kërkuar dënim me 30 muaj burgim dhe gjobë prej 95 mijë dollarëve. Avokatët e McGonigal kanë kërkuar burgim nga një deri në shtatë muaj.
Në muajin dhjetor, McGonigal ishte dënuar me më shumë se katër vjet burgim për bashkëpunimin me një oligark të sanksionuar rus dhe të afërm me presidentin Vladimir Putin.