Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dënimet me burg për rastin “Veteranët”, vjen reagimi i OVL-së së UÇK-së

    14/07/2025 21:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjykata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”.OVL-UÇK thotë se janë kategorikisht kundër përfshirjes në lista të personave që nuk kanë merituar statusin e veteranit të luftës.

    Por ata shprehen rezerva ndaj aktgjykim të sotëm duke thënë se është I papranueshëm juridikisht e logjikisht.Sipas kësaj organizate “është pakuptueshme që gjykata, në vend që paraprakisht të kërkonte themelimin e një komisioni të ri profesional për të rishikuar mbi 19.500 raste të dyshuara, veproi në mënyrë të kundërt, së pari shpalli fajtorë anëtarët e komisionit ekzistues dhe vetëm më pas udhëzoi Qeverinë që të nisë një proces verifikimi”.


    Reagimi i plotë:

    QËNDRIM I PËRBASHKËT I OVL, SHIL DHE SHFD TË UÇK-së, lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
    Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë ndjekur me vëmendje vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ritheksojnë qëndrimin e tyre të palëkundur dhe parimor: ne kemi qenë dhe mbetemi kategorikisht kundër përfshirjes së personave të pa merituar në listat e veteranëve të luftës.Mbrojtja e statusit juridik dhe moral të luftëtarëve të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çështje themelore dhe e panegociueshme për ne, sepse lidhet ngushtë me të drejtën historike të luftës sonë çlirimtare, me sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe me dinjitetin e shtetit tonë.
    Sa i përket aktgjykimit të sotëm, përmes të cilit gjykata ka shpallur fajtor anëtarët e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Luftës, shprehim rezervat tona serioze. Ky vendim, sipas vlerësimit tonë, është i paarsyetuar dhe i papranueshëm si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë logjik.Është e pakuptueshme që gjykata, në vend që paraprakisht të kërkonte themelimin e një komisioni të ri profesional për të rishikuar mbi 19.500 raste të dyshuara, veproi në mënyrë të kundërt, së pari shpalli fajtorë anëtarët e komisionit ekzistues dhe vetëm më pas udhëzoi Qeverinë që të nisë një proces verifikimi. Një qasje e tillë e përmbys parimet elementare të së drejtës dhe rrit dyshimet për qëllime të tjera përtej ligjshmërisë.

    Për më tepër, shprehim shqetësimin dhe mosbesimin tonë të thellë në kompetencën ligjore dhe legjitimitetin politik të kësaj qeverie në detyrë për të ndërmarrë një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm për historinë e vendit dhe për kategoritë që e kanë bartur mbi supe çlirimin e atdheut.Çdo rishikim eventual i listave të veteranëve duhet të bëhet me kujdes të jashtëzakonshëm, mbi baza të qarta ligjore dhe me përgjegjësi të plotë institucionale. Ky proces nuk guxon të zhvillohet në mënyrë të njëanshme, të ndikuar politikisht apo me qëllime diskredituese ndaj luftës së drejtë të popullit tonë.

    Artikuj të ngjashëm

    Gucati reagon ndaj dënimit të Pjetër Shalës: Vendim politik, i papranueshëm dhe i padrejtë

    OVL-UÇK në Pejë shpall nismën për pastrimin e listave të UÇK-së

    Me nderime e homazhe përkujtohen dëshmorët Jetmir Mazrekaj dhe Enver Dobraj

    Të Fundit

    Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

    Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës: U rikthyem në rrënjët tona

    Kica-Xhelili: Qëllimi i pushtetit të Kurtit është që t’iu lodh, t’iu hutojë, dhe të mos besoni më në asgjë

    A ka fluks të madh të pritjeve, kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

    Torres: SHBA-ja s’njeh aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.