Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dënim me 15 vjet burgim ndaj të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës

    12/07/2024 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Muhamet Alidemajn të premten, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës, ku forcat serbe vranë mbi 130 njerëz në luftën e vitit 1998-’99.

    “I akuzuari M.A., me dashje dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, shkeli rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre”, tha gjykata në një njoftim të premten.

    Në masakrën e Izbicës – fshat në Skenderaj në veriperëndim të Prishtinës, forcat serbe i vranë mbi 130 shqiptarë, në mars të vitit 1999.

    Alidemaj u arrestua në mars të vitit 2021 dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim. Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në vuajtjen e dënimit me burgim.

    Alidemaj, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe, i ndanë gratë dhe fëmijët nën moshën 12 vjeçare nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan të shkojnë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa burrat e mbetur i ekzekutuan me armë automatike, duke i vrarë 130 njerëz në Izbicë në mars 1999, tha gjykata.

    Ai u shpall fajtor edhe për pjesëmarrje në trajtim çnjerëzor, cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit, zhvendosje, grabitje dhe shkatërrim të pasurisë civile.

    Alidemaj – i cili është shtetas i Serbisë i nacionalitetit shqiptar – i ka mohuar akuzat.

    Ai ka të drejtë të ankohet ndaj dënimit me burgim.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99 u vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën.

    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Militantja e VV-së e quan “qen plak” të mbijetuarin në mesin e të vrarëve të Izbicës

    Të Fundit

    31 të vdekur nga sulmi i forcave izraelite pranë qendrës së ndihmës në Gaza

    Insiston Kusari – Lila: Vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

    Ministrja e Shtetit të Çadit mbërrin në Kosovë

    Aksident i rëndë në Vlorë, vdes një 19-vjeçar

    “Kërcënim për stabilitetin rajonal”, Hehir: BE-ja të ketë qasje më të ashpër ndaj Serbisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.