Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Demi: Me këtë Qeveri nuk mundesh me u marrë vesh as rreth fakteve

    07/12/2022 20:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agron Demi nga Insituti GAP, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth ndarjes buxhetore që Qeveria ndanë për komunat për projekte kapitale.

    Demi thotë se të gjitha subjektet politike që kanë qeverisur kanë dërguar më shumë buxhet tek komunat që qeverisnin partitë pushtet. Njejtë sipas tij po bën edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai shton se më së shumti që i kanë cituar raportet e tyre kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes si opozitë, mirëpo sipas tij, tani të njejtit po mundohen të denigrojnë GAP-in.

    “Këtë javë GAP e dëshmoi të njejtën tendencë edhe nga Qeveria e VV. Nga e diela janë qu i madh e i vogël (kryesisht të vegjlit) me denigru GAP (qëllimshëm s’po them kritiku, se kritika e ka njëfar baze e arsyetimi)”, ka shkruar Demi, që sipas tij me Qeverinë e VV-së nuk mund të ketë dakord as sa i përket fakteve.

    “Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se me këtë Qeveri nuk mundesh me u mar vesh as rreth fakteve. “Gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e tij/saj, por jo gjithkush ka të drejtë të ketë edhe faktet e tij/saj”. E fakt është që kjo Qeveri, sikurse ato që i ka kritiku ma herët, mbi gjysmën e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror në atë lokal i ka orientu në komunat që qeverisen nga VV”, ka thënë Demi.

    “Kjo Qeveri po operon me “fakte alternative”, term që u ba i njohur nga këshilltarët e Trump, e që nënkupton që për çdo kritikë që bazohet në fakte, me ju kundërpërgjigjë me disa “fakte alternative”, e që janë të dhëna të shpikura, vetëm e vetëm me kriju konfuzion dhe me e mbajtë në iluzione masën mbështetëse”, ka përfunduar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    GAP: Urdhri i Trumpit prek rreth 18 projekte të USAID-it në Kosovë në vlerë mbi 156 milionë dollarë

    Heqja e vizave, anketa e GAP: 28% prej 1000 të anketuarve duan të largohen në tremujorin e parë

    Demi: Vetëm këta tre ministra të Kurtit e meritojnë postin e tyre, këta do t’i shkarkoja

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.