Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dëmi mbi 400 mijë: Aktakuzë ndaj 7 personave zyrtar në Prizren

    19/05/2025 14:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë të dyshuarve.

    Të njëjtit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me një tender ku dëmi ndaj buxhetit të shtetit, shkon në mbi 400 mijë euro.

    “Sipas aktakuzës, me datë 04.08.2022 në kohë të pacaktuar në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”, thuhet në komunikatë.

    Po sipas kësaj komunikate të pandehurit, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 €, me grupin e operatorit të lartpërmendur, “përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situacione deri më datë 05.08.2024”.

    Komunikata:

    Aktakuzë për Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare dhe Keqpërdorim apo Mashtrim në Prokurim Publik

    Prizren, 19 Maj 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2-1, lidhur me par. 3, nëpar. 3.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 parag. 3 lidhur me parag. 1 dhe 2 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, me datë 04.08.2022 në kohë të pacaktuar në Prizren, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtarë, për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare, duke mundësuar përfitim grupit të operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”

    Të pandehurit, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Prokurorim Publik dhe në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin e Prokurimit Publik, në atë mënyrë që i akuzuari Xh.D., në cilësinë e kryetarit të komisionit vlerësues, Y.G., dhe Q.K., anëtarë të komisionit, i rekomandojnë autoritetit kontraktues Komunës së Prizrenit, lidhjen e kontratës në vlerë 550.000,00 €, me grupin e operatorit të lartpërmendur, përkundër faktit që pesë operatorë të përgjegjshëm që nuk janë rekomanduar nga komisioni vlerësues, kanë qenë më të lirë rreth 203.47% përkatësisht 202.771.98 € sipas çmimeve mesatare të realizuar për tetë situacione deri më datë 05.08.2024.

    Ndërsa, i akuzuari S.V., menaxher i kontratës, e akuzuara L.S., mbikëqyrëse e brendshme, i akuzuari B.J., mbikëqyrës i jashtëm, gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre nuk kanë vepruar konform legjislacionit të prokurimit, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar dëmin autoritetit kontraktues lidhur me keq menaxhimin e kontratës.

    I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi.

    Të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre dhe qëllimisht kanë mundësuar përfitim të dobisë pasurore për grupin e operatorit ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T.” Sh.P.K, duke shkaktuar dëm autoritetit kontraktues – komunës së Prizrenit, në vlerë prej 412.584,87€. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

    Ndërsa, i akuzuari D.N., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, Prizren, me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik, në atë mënyrë që paraqet dokumentacion të rremë sa i përket çmimeve të para- masës dhe para – llogarisë, me ç’rast shumica e pozicioneve kanë pasur çmime jo normalisht të ulëta dhe çmime spekuluese, ku nga 233 pozicione 74 pozicione nuk janë realizuar fare dhe qëllimi i uljes së çmimit në disa pozicione shumëfish nën çmimet e tregut ka qenë fitimi i tenderit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Artikuj të ngjashëm

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.