Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Demhasaj thotë se dinari solli problem politik: Vendimi i BQK-së, mund ta stopoj dialogun

    12/02/2024 21:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti, Arton Demhasaj ka vlerësuar se vendimi i BQK-së për ndalimin nga qarkullimi të dinarit serb në Kosovë, do ta pengojë dialogun me palën serbe duke e stopuar një proces të tillë.

    Për Demhasajn, pa u zgjidhur çështja e dinarit, dialogu mes dy vendeve nuk të vazhdojë.

    “Ky veprim e pengon, e stopon procesin e dialogut sepse nuk ka kuptim dhe s’besoj që flitet më për procesin e dialogu përderisa ti e ke krijuar një situatë të madhe. Pa u zgjidhur kjo situatë, procesi atje nuk vazhdon, kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën me veprime të tilla. Ajo çka është evidente është që qeveria jonë nuk ka vepruar në mënyrë të duhur, sepse vendimi është ligjor e kushtetues, askush nuk e kundërshton”, është shprehur ai në Tëvë 1.

    Sipas Demhasajt, vendimi për dinarin, ka sjell një problem politik në vend.

    Ai ka theksuar se vendimet e tilla që mirrën duke mos u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, nuk mund të implementohen.

    “Në Këshill të Sigurimit për herë të parë po ndodhë që pas 24 vjetësh, ambasadorët e vendeve më mike të Kosovës, me kundërshtuar vendimin, sepse është marr pa koordinim. Kur veprimet po merren pa koordinim me partnerët tanë, ato nuk po munden me u implementuar, kështu ka ndodhur edhe me vendimin për targat. Nuk ka qenë momenti me u krijuar një problem politik, ky është një problem politik, moskoordimi i njerëzve në institucione publike sjell pasoja”, ka shtuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq

    Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive

    Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.