Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Demhasaj: I quditshëm vendimi i Kurtit për Manastirin e Deçanit para takimit me Escobarin

    13/03/2024 22:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti politik,  Arton Demhasaj e ka konsideruar si një lloj kërcënimi vizitën e sotme të emisarit Gabriel Escobar, pasi sipas Demhasajt, ende pa  ndodhur takimi i nesërm me kryeministrin Albin Kurti, Escobar e morri vendimin për Manastirin e Deçanit.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndryshuar qasjen e tyre që jo vetëm për korrupsion mund të vedosesh në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara por edhe për pengim të sigurisë dhe proceseve të ndryshme. Unë e kam konsideru si një lloj kërcënimi dhe mu është dukur e quditshme pse pikërisht sot zotëri Escobar erdhi në Prishtinë dhe ende pa u takuar me Kurtin sot e murr vendimin. Pra nuk e priti për neser por e mur vendimin që tha se tokat e Manastirit të Deçanit që janë dhënë me vendim të kohës së Millosheviqit dhe që pastaj Kushtetuesja e ka njoftë atë vendim, të zbatohet ai vendim dhe ato toka të regjistriohen në Katastrin e Kosovës. Duke anashkaluar një kundërshtim lokal që ka ekzistu që komuna e Deçanit qe sa vite, madje kryetari i Komunës ka rreziku edhe me shku në burg sepse moszbatimi…  Tash nuk kanë autoritet qëndror, është Agjencioni Katastral, ai ka vendim prej qeverisë dhe nuk ka tjetër rrugë pos ta zbatoj vendimin e qeverisë. Unë nuk shoh që ka rrugë tjetër në këtë sepse beteja ligjore ka përfundu”, tha Demhasaj.

    Madje  Demhasaj, nuk fajësoi kryeministrin Kurti për një vendim të tillë pasi sipas tij, nuk ka pasë rrugëdalje tjetër përveç të zbatohet, por që sipas tij, Kurti është dashur të paktën të shkojë në Deçan për ta diskutuar këtë “problem”.

    “Unë mendoj që Kurti së paku  është dashtë me bë një vizitë në Deçan. Qe tri vite që është kryeministër përpos kur ka shku në fushatë me kërku vota, nuk ka shku në Deçan. Unë mendoj që është dashtë me u taku me strukturat lokale atje me ditë pak ma mirë se çka është problem i saj, sepse përndryshe nuk ka pasë rrugëdalje tjetër. Është dashtë ai vendim me u zbatu sepse është nxjerrë, kështu që nuk e fajësoj pse po zbatohet vendimi por po e fajësoj pse nuk është shku pak me diskutu për këtë problem”, tha Demhasaj. Në emisionin “Këndi i Debatit

    Artikuj të ngjashëm

    Demhasaj: Kurti nuk hyn në seancë pa e ditë që i ka numrat, nuk don me dalë keq

    Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive

    Hapi para në KiE, Demhasaj thotë se marrëveshja e Brukselit po zbatohet

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari duhet të zëvendësohet – deputetëve iu cenua e drejta për të votuar

    Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

    AUV ndalon importin e gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës

    Tollovi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kundërshtohet rritja e pagesës për hyrje-daljet e autobusëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.