Dëmet që u shkaktuan nga shpërthimi në një lokal në Fushë Kosovë (Pamje)

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit është raportuar për një shpërthim në një lokal në qytetin e Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Demos.

Dyshimet e para janë se në lokalin në Fushë Kosovë ka shpërthyer një granatë dore.

Policia deklaroi se rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse.

Demos ka dal në vendin e ngjarjes dhe këto janë disa nga dëmet materiale që janë shkaktuar nga ky shpërthim, derisa rikujtojmë që nuk ka të lënduar. /GazetaDemos/

PAMJE:

Reklama