Iniciativa Qytetare “Demokracia” ka publikuar video të rrugës që çon në bjeshkën e Deçanit, Carrabregut, Lloqanit dhe në Pllaqicën e Vokshit, ku kjo rrugë sihet mjaft e shkatërruar.
“Komuna i la në lloç kompanitë që filluan zgjerimin e kësaj rruge, duke mos ndarë mjete të mjaftueshme financiare për ndërtimin e murit mbrojtës”, thuhet ndër tjerash në postim.
Postimi i plotë:
Edhe një premtim i pambajtur nga Komuna e Deçanit.
Rruga që çon në bjeshkën e Deçanit, Carrabregut, Lloqanit dhe në Pllaqicën e Vokshit, është e shkatërruar.
Komuna i la në lloç kompanitë që filluan zgjerimin e kësaj rruge, duke mos ndarë mjete të mjaftueshme financiare për ndërtimin e murit mbrojtës.
Tash e disa muaj rruga që është dashur të asfaltohej, është pothaujse e palueshme përshkak të rrëshqitjes së dheut dhe gurëve