Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë pritet të mbahet marshi “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së..
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu sot është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të cilin e ka falenderuar, për pritjen, soildaritetin dhe mbështetjen e këtij marshi.
Deri tani figura të shumta publike kanë treguar gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje./Demos/