Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se derisa Kurti i ‘dorëhequr’ ka thirru mbledhje të qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%
Ajo ka thënë se Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, ndërsa që qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në maj.
“Derisa Albin Kurti “i dorëhequr” i paska ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar në një mbledhje të Qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%.
E ndërkohë që Albin Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në Maj. Kjo veq qeverisje nuk është!”, ka thënë ajo.