Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra, ka bërë thirrje që të votohet themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo në seancën e Kuvendi ka akuzuar pozitën se për skandalet e tyre në këtë dikaster po e akuzojnë e “kthejnë gishtin” nga subjekti ku ajo bënë pjesë.
“Koordinohen vet me Radoiçiqin e kthejnë gishtin kah Partia Demokratike e Kosovës, flasin që sot paska koicidencë, të mbahet në ditën kur ne kërkojmë që të ketë një komision parlamentar për të hetuar një person të punësuar nga kjo qeveri që ka pagë prej 7 mijë e 500 euro në ditën kur këta deputetë marrin vendim mos me votu një rezolutë që parasheh që rryma në Kosovë të jetë me çmime më të ulëta, pensionistët e qytetarët janë të prekur skajshmërisht nga çmimet e larta”.
“Ne kemi një super këshilltar që kjo shumicë parlamentar i thotë faleminderit që edhe Spanja na e njohur pasaportën, që Gani Jakupi paska bërë punë të mirë, kjo gjendje më kujton një situatë të njëjtë kur PDK-ja donte një hetim për çështjen e rezervave për energji dhe pozita donte hetim që nga viti 2016”.
“E turpshme me na dëgju dikush që këta e kthejnë gishtin kah PDK-ja që nuk janë koordinuar asnjëherë nuk kanë me mbërri me i mbulu skandalet e tyre, prandaj hajde po shkojmë në zgjedhje kryetar nuk ka mundësi me degradu deri në këtë masë”, ka thënë Deliu-Kodra.