Lajme

Deliu-Kodra, në mbrojtje të gazetares Edina Avdiu: Sonte largohet nga RTK-ja një zë i pavarur

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blera Deliu-Kodra, ka reaguar pas largimit të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si goditje ndaj zërave të pavarur në mediat publike dhe si akt politikisht të motivuar.

“Sonte largohet nga RTK-ja një zë i pavarur: Edina Avdiu, gazetare që ka punuar me pasion dhe integritet për publikun. Jo për shkak të punës së saj, por sepse nuk iu nënshtrua presionit politik. Ky largim nuk prek vetëm Edinën, prek secilin që beson se media publike duhet të jetë për të gjithë, jo për partitë në pushtet. Madje, ndodhi edhe gjatë shtatzënisë së saj, një akt i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm. Publiku duhet të dijë: për çdo gazetar të larguar, prapa ka interes politik, jo faj personal.”

Me këto fjalë, Deliu-Kodra e përshkruan Edina Avdiun si një “zë të pavarur” në ekranin publik, e cila, shkruan ajo, po largohet jo për shkak të mungesës së profesionalizmit, por pikërisht sepse ka refuzuar “presionin politik”. Ajo thekson se rasti nuk është vetëm individual, por prek standardin e funksionimit të vetë medias publike, që duhet të jetë “për të gjithë, jo për partitë në pushtet”.

Deputetja veçon si veçanërisht skandaloz faktin që ky vendim është marrë gjatë shtatzënisë së gazetares, duke e cilësuar si “një akt i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm”, çka e ngre rastin edhe në planin e të drejtave të grave dhe mbrojtjes gjatë shtatzënisë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button