Të mërkurën (nesër) do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi – Gjilani dhe Vushtrria – Prishtina do të përballen të mërkurën me fillim nga ora 15:00 në ndeshjet e para.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për këto dy ndeshje gjysmëfinale.
Takimin kryesor mes Llapit dhe Gjilanit do ta drejtojë Gramos Shala me dy ndihmësit, Besnik Morina dhe Granit Hyseni.
Mervan Bejtullahu do të jetë “bilbili” kryesor i takimit ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës. Ndihmës të Bejtullahut do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje.
DELEGIMET: