sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Delegacioni i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan zotohet se do të vazhdojë t’i ofroj mbështetje Kosovës

    06/07/2021 14:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot priti në takim një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (KPA), në përbërje të kryetarit Bruno Ceka, drejtorit Martin Vulaj, dhe anëtarëve Genc Mulliqi, Gëzim Rushiti e Vullnet Dervishi.

    Anëtarët e delegacionit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan e njoftuan të parin e Kuvendit lidhur me aktivitetet e deritashme të KPA-së dhe planet për të ardhmen, si dhe u zotuan se do të vazhdojnë dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, krahas angazhimit për realizimin e aspiratave kombëtare shqiptare në tërësi.

    Konjufca shprehu mirënjohje për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën Kongresi Panshqiptar Amerikan dhe përgjithësisht mërgata jonë në ShBA.

    “Aleanca strategjike me ShBA-të është fat i madh për Kosovën dhe kombin shqiptar. Marrëdhëniet speciale të shtetit tonë me Amerikën i forcon dhe iu jep kuptim edhe më domethënës komuniteti shqiptaro-amerikan. Aktivitetet dhe avokimi juaj janë të domosdoshme dhe të një rëndësie të veçantë për Kosovën, prandaj ato duhet t’i harmonizojmë rreth një platforme sa më unike”, theksoi ndër të tjera, kryekuvendari Konjufca

    Artikuj të ngjashëm

    Konjufca takohet me përfaqësues të Kongresit Amerikan

    Një delegacion i Kongresit amerikan viziton Kosovën

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.