Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Delawie: Kjo është mënyra se si Kosova mund t’i tejkalojë tensionet me SHBA-në

    22/08/2023 18:58
    Mandatory Credit: Photo by Visar Kryeziu/AP/Shutterstock (9378211i) U.S Ambassador in Kosovo Greg Delawie speaks during an interview with The Associated Press, in Kosovo capital Pristina. Delawie said Kosovo needs to work on the rule of law, create a better economic environment to cut unemployment and normalize ties with Serbia as the main challenges ahead Independence Anniversary, Pristina, Kosovo - 14 Feb 2018
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

    Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon. Por në bisedën me kolegen Garentina Kraja, ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit.

    Zëri i Amerikës: Shumë zëra në Kosovë dhe jashtë saj – siç ishte rasti me një letër që së fundmi politikanë dhe ligjvënës perëndimorë ia drejtuan diplomatëve të lartë në Uashington dhe BE – po bëjnë thirrje për një ndryshim qasjeje nga ajo që ata e konsiderojnë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, edhe në kushtet kur Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Cili është mendimi juaj për këto kritika?

    Greg Delawie: Nuk mendoj se ka gjasa, që lidhja e krijuar që nga 1990-ta gjatë luftës së Kosovës për pavarësi, që është më shumë se politikë qeveritare, mund të thyhet. Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme mes dy vendeve.

    Megjithatë, nuk mund të mohojmë se aktualisht ekzistojnë vështirësi në marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

    Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, për të cila Kosova, në njëfarë forme shpërfilli Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian… ngaqë qeveria nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-ve për të mos i dërguar me forcë në zyrat komunale kryebashkiakët.

    Si përfundim, ndodhën trazira në maj, të cilat u udhëhoqën nga serbët e Kosovës, të cilët janë nën ndikim e Beogradit. Nuk mund të harrojmë, që serbët e Kosovës, sidomos në veri, janë nën ndikimin e Beogradit. Ata nuk janë aktorë të pavarur. Por, qeveria në një mënyrë e përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosë kryetarët e zgjedhur duke përdorur forcën. Në trazirat që pasuan, dhjetra paqeruajtës të KFOR-it u lënduan.

    Mendoj që bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, protestat kundër rezultatit të tyre, dhe lëndimi i këtyre paqëruajtësve, ishin me të vërtetë sjellje që nuk mund të mbrohet, e që u pasua me arrestimin e disa policëve të Kosovës, brenda territorit të Kosovës, nga qeveria serbe. Ishte tejet provokuese.

    Pa dashur që të justifikoj kontributin e saj tek dhuna, mendoj se Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, po të shihte se BE-ja dhe SHBA-të po i përgjigjeshin më me seriozitet kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës, ndaj vetë qytetarëve të Serbisë dhe ndaj rajonit.

    Por, njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, me evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjesitë e saja për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përpjekjet për integrimin e tyre qartazi kanë shënuar rënie në dy vitet e fundit.

    Zëri i Amerikës: Sipas vëzhguesve qëndrimi i zbutur ndaj Serbisë nuk ka sjellë rezultate. Si mendoni ju?

    Greg Delawie: Fatkeqësisht, mendoj që Shtetet e Bashkuara dhe evropianët nuk po i përgjigjen si duhet dobësimit të demokracisë në Serbi. Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqëndrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, nuk mendoj se do t’i shërbejë ndokujt në të ardhmen afatgjatë. Autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit perëndimor aktualisht.

    Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet.

    Dhe mbase Kosova konsideron se nëse kjo qasje po funksionon për Serbinë, mbase mund të funksionojë edhe për të.

    Por unë jam i sigurt që Kosovës nuk do t’i shërbente një strategji e tillë. Mendoj se Kosova duhet të angazhohet më shumë të bashkëpunojë me miqtë e saj, me vendet mike të saj që nga vitet 90, që kanë mbështetur pavarësinë dhe zhvillimin e saj.

    Zëri i Amerikës: Si mund të përfitojë Kosova nga situata aktuale, nga shtimi i angazhimit diplomatik perëndimor përballë sfidave gjeopolitike në Evropë, por në të njëjtën kohë qëndrimi i Serbisë ndaj saj nuk ka ndryshuar?

    Greg Delawie: Nuk duhet të kemi iluzione: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka në Evropë, dhe është më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

    Për të paktën këtë një vit e gjysëm, Ballkani Perëndimor është zëvendësuar si fuçi baruti i Evropës nga Rusia. Dhe si rajon, i duhet të gjejë rrugët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, të sillet në mënyrë më evropiane, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj si pjesë e integruar e Evropës, e bashkuar, në paqe, për anëtarësim në BE dhe NATO-s për atë që duan.

    Zëri i Amerikës: Zyrtarët amerikanë dhe kritikët e qëndrimeve të qeverisë së Kosovës e kanë shprehur hapur se mungesa e fleksibilitetit nga qeveria e Kosovës luajti rol në vështirësinë mes marrëdhënieve dhe solli pasoja si pezullimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet e NATO-s apo anulimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të Kosovës në Uashington…

    Greg Delawie: Mesa duket qeveria e Kosovës ka vendosur se nuk dëshiron të vazhdojë për momentin me çështjen e integrimit të serbëve të Kosovës, përfshirë, por jo vetëm, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo duket që është aryseja që ka ngjallur pakënaqësinë dhe reagimin e Uashingtonit. Bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm. Mendoj që zyrtarët në Uashington nuk po shohin bashkëpunimin e duhur nga qeveria e Kosovës dhe nga kënvështrimi i tyre, ata po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme.

    Zëri i Amerikës: Cila është rrugëdalja për hartuesit e politikave në Kosovë dhe në Uashington nga kjo situatë?

    Greg Delawie: Mënyra për të dalë nga kjo situatë është që të kthehemi tek ajo që Kosova ka dashur të jetë në fillim, një demokraci multietnike në Ballkanin Perëndimor; të gjejë rrugët se si të ecë drejt një të ardhmeje të tillë, me një gjithëpërfshirje më të mirë të serbëve të Kosovës dhe pakicave të tjera në vend.

    Ajo që ka mbetur pezull që nga viti 2013 është asociacioni. Mendoj se është i rëndësishëm. Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë dhe të hartojë planin e vet për këtë asociacion e që të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

    Si diplomat me përvojë 35 vjeçare në fushën e negociatave, e di që po ta kesh mundësinë që ta bësh palën tjetër të punojë në bazë të një plani paraqitur prej teje, kjo është një plus. Nëse pala e kundërt e përpilon planin, atëherë pikënisja është ai plan. Dhe nëse qeveria e Kosovës nuk e ka hartuar një projekt-plan për asociacionin, atëherë është në pozitë disavantazhi.

    Duhet një përfshirje më e mirë e serbëve, jo vetëm me asociacionin, por të gjendet mënyra se si ata ta ndjejnë se Kosova është shteti i tyre. Dhe duhet të ulen tensionet. Serbët janë pjesë integrale e vendit, ashtu si komunitetet e tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.