Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Del video e plotë: Hoxha që u shfaq duke përdhosur flamurin, po jepte ligjëratë atdhedashurie

    16/04/2023 14:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hoxha Mazllam Mazllami ka pretenduar se videoja e shkëputur dhe publikuar në platformën TikTok nuk e thotë krejt të vërtetën në lidhje me qëndrimet e tij për atdheun. Por, çka thotë videoja e plotë?

    Hoxha në fjalë në videon e shkurtër shfaqej duke e ‘përdhosur’ flamurin kombëtar shqiptar. Megjithatë, në videon e gjatë 29-minutëshe del se ai po fliste pikërisht për patriotizmin dhe po e mbronte veten nga disa kritika që e kishin parë pikërisht me flamur.

    Natyrisht, të njëjtat fjalë dëgjohen edhe në këtë video të gjatë.

    “Kjo është harrën, leckë, bezë – ndryshon prej ditëve në ditë, prej shekullit në shekull. Ama vendi është, vatani mos me ta marrë.” – thotë ai nga minuta 6:45 të videos së mëposhtme.

    Ai tutje ankohet edhe se më 28 nëntor kishte qenë ditë pushimi, duke u shprehur:

    “Sot e kemi pushim, por të kish qenë punë për me i fitu kah 10 euro, kish me qenë ma mirë,” – thotë z. Mazllami.

    Ai shkon më tej duke thënë se “Kina e ka bo” flamurin kombëtar shqiptar, me gjasë duke e pasur bindjen për materialin.

    Cili është kuptimi?

    Hoxha në fjalë bazuar në fjalët që thotë për atdheun (që i referohet nganjëherë si vatani) del se në fakt po mbron atdheun. Ai i drejtohet muslimanëve që e ndjekin në kanalin e tij në Youtube me thënie e fjalë të zgjedhura nga filozofë të ndryshëm që shprehin atdhedashuri, derisa – duhet thënë – shpreh përçmim për anën simbolike.

    “Të shikosh vetëm tymin që ngrihet nga brigjet e vendlindjes, kënaqesh,” – thotë Homeri sipas hoxhës Mazllami, në një prej dhjetëra thënieve të ndara prej tij.

    Dëgjo ligjëratën e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Mulla Osmani “gërditet” nga komentet e Ramabajës për konvertimet në fenë katolike

    Keni qenë dhe do t’jeni turpi i botës”, imami kosovar reagon ashpër pas mbajtjes së “Paradës së Krenarisë” në kryeqytet 

    “Kush nuk jep para për UÇK-në, të mos shkojë të falet në xhaminë time”, Imami kosovar tregon mesazhin e tij ndaj xhematit në kohë lufte

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.