Lajme

Del nga Stacioni Policor Lulzim Hetemi, dënohet me 100 euro pasi u kap me një qytetar në rrugë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është dënuar me gjobë nga Policia e Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje që pati me një qytetar në hyrje të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, konfirmoi për “Jepi zë” se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Zahiti.

Kujtojmë se Lulzim Hetemi u dërgua në Stacion Policor në Mitrovicë të Jugut, pasi u kap me një qytetar në komunikacion.

Back to top button