”E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, këshut ka thënë Antonio Costa, presidenti i ri i Këshillit Evropian.
Ai ka pritur në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Nga aty, Costa dha mesazhin ambicioz të cilin e përcolli edhe me një fotografi të përbashkët.
Në të njëjtën fotografi gjendet Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq – vetëm pesë ditë pas sulmit në Ibër-Lepenc për të cilin Kurti ka thënë se është kryer nga profesionistë të dirigjuar nga Serbia.
Ky sulm nuk është përmendur nga Antonio Costa në njoftimin e tij, përpos mesazhit për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Kos Marta në darkën e sotme me liderët e #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.
The future of the Western Balkans is in the EU. Let’s work to make it happen.
— António Costa (@eucopresident) December 3, 2024
This is the message I delivered, together with @kajakallas and @Marta1Kos, at today’s dinner with #WesternBalkans’ leaders. pic.twitter.com/6IypFAwDwa