Kandidati për kryeministër nga AAKja, Ramush Haradinaj i ka uruar opozitës fitore pas publikimit të sondazheve rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, raporton GazetaDemos.
Haradinaj në një konferencë për media e përjashtoi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa shprehu gatishmëri për koalicion me PDK-në e LDK-në.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatet nga sondazhet. Jemi të sigurtë që kemi rezultat dyshifrorë. Presim rezultatet nga KQZ. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj fitoren. Pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë së opozitës në Kosovë”, tha Haradinaj.
I pyetur se nëse pret ndryshim të rezultateve nga votat e diasporës, Haradinaj tha se nuk e beson një ndryshim të madh.