Policia e Kosovës po e heton një rast të festimit me armë të festës së Kurban Bajramit.
Sipas Policisë në fshatin Marec persona të panjohur kanë gjuajtur me kallashnikov dhe revole pas faljes së Bajramit.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 20 gëzhoja të AK46 dhe 41 gëzhoja të pistoletës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Marec, Prishtinë 09.07.2022-NN. Njësitet policore pas pranimit të informatës se me datën e cekur pas faljes së namazit të Kurban-Bajramit ka pasur të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 20-gëzhoja të armës automatike AK-47, dhe 41-gëzhoja të pistoletës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.