Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pak para fillimit të seancës konstituive, ku tha se partia e tij vazhdon me qëndrimet e njëjta, raporton GazetaDemos.
I njëjti shtoi se pavarësisht se LDK-ja nuk ka gatishmëri për bashkëpunim me VV-në, tha se ka parti tjera që kanë gatishmëri për kompromis.
“Me lejoni të them që neës gjatë këtyre dy ditëve nuk ka pasur ndonjë marrëveshje politike, edhe kjo seancë do të jetë e kotë. Partia e parë e ka për detyrim demokratik të gjej kompromisë me partitë që kanë ofruar gatishmëri për kompromis. Në qoftë se nuk ka marrëveshje politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit do të jetë një seancë si çdo seancë tjetër”.
“Tani, qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë i keni të qarta. Ndajmë pikëpamje krejt ndryshe me partinë e parë”, shtoi Abdixhiku.
Abdixhiku gjithashtu shtoi se për të është e pakuptimt dhe e çudtishme se si një parti që i ka 48 deputetë nuk arrinë të bëjë një shumicë me 61 deputetë.