Hoxha, fillimisht u dërgua në emergjencë në Podujevë, e më pas u përcoll në QKUK. Për gjendjen e tij, të premten nuk folën nga ky institucion, mirëpo lëndimet u tha se i ka të renda nga Bashkësia Islame në Podujevë.
Policia tashmë ka pranguar tre persona. Që të tre vëllezër nga 24 deri 28 vjeç.
E babai i tre djemve të arrestuar, ani se nuk foli para kamerës, tha se bijtë i kanë thënë se Hoxhën e gjetën të gjakosur në qosh të rrugës, ku njoftuan edhe policinë.
Tre të arrestuarave i është caktuar masa e ndalesës për 48 orë.