Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deklarata për luftë, Abdullahu-Kurtit: Kryepopulisti i Ballkanit, diktaturë populiste të cilës i prijnë Kurti-Vuçiq

    17/09/2022 18:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ka deklaruar se ai nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë.

    Kjo deklaratë e Kurtit ka ngjallur reagime të shumta, një prej tyre duke qenë edhe Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Abdullahu, këtë e ka cilësuar si formulë të vjetër të te gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje.

    Po ashtu zëdhënësi i PDK-së ka shtuar se, kjo është diktaturë tipike populiste të cilës i prinë Kurti dhe Vuçiqi.

    “Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Abdullahu.

    Postimi plotë:

    Pse për Kurtin mund të ketë luftë në Kosovë ?

    Kurti e ka gjetë formulën që t’i amortizoj pakënaqësitë e qytetarëve. Ai po thotë – Mund të ketë luftë përsëri. A e dini pse ? Sepse sa më i madh kërcënimi për luftë në Kosovë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë. Ai sikur ju thotë qytetarëve të Kosovës – Harroni të gjitha, duhet të bëhemi bashkë, duhet të pajtohemi rreth një kauze të vetme, sepse mund të kemi luftë, mund të na sulmoj Serbia. Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë.

    Harron “Kryepopulisti i Ballkanit” se me këtë frikë ndjellakeqe për kinse një luftë në Kosovë, po i largon investitorët, komplikon dialogun, zhgënjen diasporën, vonon njohjet, vonon zgjidhjet e problemeve dhe për më keq – storien e Kosovës si storie të suksesit e paraqet me gojë të vetë si storie që nuk po bëhet sukses por po shkon ka dështimi dhe lufta. 

    Artikuj të ngjashëm

    Abdullahu: Nëse Qeveria Kurti s’humb me 9 shkurt, pakënaqësitë e qytetarëve do të kthehen në protesta

    Abdullahu: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Abdullahu thotë se Qeveria qëllimisht po komplikon Asociacionin

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.