Ka dështuar edhe sot seanca e Kuvendit, e 51-ta me radhë, shkruan Demos. Kryesusi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën, duke thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e saj
Ndërprerja u bë pasi deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, iu afrua tek ulësja pasi ai ia ndali fjalën. Musliu ia kapi mikrofonin dhe tentoi të flasë, por që u ndërpre.
Vazhdimi i seancës u caktua për të premten.