LDK-Dega në Lipjan ka themeluar zyrtarisht Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit 2025, shkruan Demos.
Sipas njoftimit, Shef i Shtabit është Imri Ahmeti, ndërsa kryesia e degës do të veprojë si shtab i plotë i degës.
“Shtabi do të ketë të gjithë sektorët e nevojshëm për të menaxhuar fushatën.
Pjesë e këtij shtabi do të jenë gjithashtu drejtorët komunalë, asambleistët, si dhe grupet e ekspertëve për sektorë të caktuar, të cilët do të angazhohen me profesionalizëm dhe përkushtim për hartimin dhe zbatimin e strategjisë fituese.
Ekipi fitues është gati!
Me punë, përpara!
Fitore!”