Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Defender 25” i bashkoi Osmanin e Kurtin, ata vizituan ushtarët e FSK-së, amerikanë e të kombeve të tjera

    03/06/2025 15:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe 25”.

    Osmani ka theksuar se ky bashkëpunim tregon se Kosova jo vetëm që është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, por njëkohësisht është e gatshme që të jetë shtet dhe anëtar i NATO-s.

    “Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

    Ndërsa, Kurti gjatë fjalës së tij para mediave ka thënë se kanë arritur që të tregojnë ndërveprueshmërinë që e kanë me NATO-n.

    “Kemi arritur që të tregojmë, të demostrojmë fuqinë tonë, ndërveprueshmërinë që e kemi me NATO-n dhe në këtë mënyrë ta forcojmë kauzën tonë që anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobinë tonë, por edhe për kontributin e tyre. Në ‘Defender Europe 2025’, kanë marrë pjesë gjithsej 25 shtete. 4 mijë e 500 hektarë tokë i kemi shpronësuar dhe tash Ministria e Mbrojtjes është pronare këtu në Babaj të Bokës në mënyrë që të tregoj edhe përkushtimin tonë për trajnimet e vijueshme me të cilët do t’i ngrisim aftësitë dhe kapacitetet e FSK-së”, ka thënë Kurti.

    Ndryshe, sot në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik dhe udhëheqës të lartë ushtarak ndërkombëtarë, Forca e Sigurisë së Kosovës realizoi Ditën e Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25).

    E pamje nga vendi i ngjarjes ku është mbajtur ky aktivitet me përmasa ndërkombëtare ka dërguar gazetarja e Demosit.
    LEXO EDHE:

    Osmani nga poligoni i “Defender 25”: Kjo është dëshmia e aleancës së palekundur SHBA-Kosovë

    Artikuj të ngjashëm

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Ambasadorja izraelite uron kosovarët për festën e Kurban Bajramit

    Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në 34 gradë

    Të Fundit

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Ambasadorja izraelite uron kosovarët për festën e Kurban Bajramit

    Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në 34 gradë

    Vdekja gjatë Haxhit – hoxha Maqedonci: Nuk është garancë për Xhenet

    EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershorin e vitit 2027

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.