Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deputeti i VV-së: Veç me PDK-në s’mund ta shpërndajmë Kuvendin

    24/05/2024 11:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se nëse nuk ka unifikim të spektrit opozitar, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës është e vështirë të ndodhë.

    ‘’Ju e keni parë takimin e kryeministrit, që ka ftuar gjitha partitë opozitare dhe normalisht meqë është vit i fundit i mandatit, ka rrjedhë më pas edhe çështja e datës së dakorduar se kur mund të shkohet në zgjedhje në këtë rast edhe shpërbërjes së Kuvendit, në këtë takim ka marr pjesë vetëm PDK-ja, por siç po shihet s’ka unifikim të spektrit opozitar dhe në këtë rast nëse s’ka unifikim opozitar është edhe problematike shpërbërja e Kuvendit’’ thotë Rexhaj për Frontonline.

    Deputeti Rexhaj, potencon se kanë gatishmëri me e shpërnda Kuvendin, nëse këtë gjë e kanë edhe partitë opozitare, konkretisht LDK dhe AAK.

    ‘’Nëse të gjitha subjektet politike kanë gatishmëri me shpërnda Kuvendin, Kurti është i gatshëm të pranojë atë’’ shton deputeti Rexhaj.

    Ai thotë se vetëm me PDK-në, nuk mund të e shpërbëjnë Kuvendin, pasi që i duhen 80 vota dhe se nëse partitë tjera opozitare nuk e përkrahin shpërndarjen, një gjë e tillë s’mund të ndodhë derisa dorëheqja ose shkarkimi i Qeverisë, nuk vjen në shprehje.

    ‘’Me PDK-në s’mund ti bëjmë 80 vota për shpërbërje. Dy partitë opozitare LDK dhe AAK nëse janë të gatshme të shpërndahet Kuvendi, sigurisht që do të ndodhë sepse duhen 80 vota, dhe se nuk vihet në shprehje shkarkimi ose dorëheqja e kryeministrit’’, deklaron ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Të Fundit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.